Benedikti XVI “rikthehet” si zë i Kishës Katolike. "Unë besoj se beqaria e priftërinjve ka një kuptim të madh" dhe është "e domosdoshme që rrugëtimi ynë drejt Zotit të mbetet themeli i jetës sonë". Papa emeritus e totë këtë në një libër me bashkautor kardinalin Robert Sarah, i cili do të dalë në treg në 15 janar dhe për të cilin “Le Figaro” ka botuar disa detaje. "Nuk mund të hesht", shkruajnë Ratzinger dhe Sarah, duke cituar një fjali nga Shën Agustini.
Qëndrimi i Benediktit XVI vjen pasi Sinodi i mbajtur në tetor të vitit të shkuar pati mes temave të tij edhe mundësinë e pranimit të priftërinjve të martuar.
Kjo mundësi është pjesë e dokumentit përfundimtar dhe pritet vendimi i Papa Françeskut, i cili do të duhet të jepet muajt e ardhshëm.
Sa i përket Sinodit të fundit, megjithatë, mund të flitet për "një Sinod të çuditshëm mediatik që mbizotëroi mbi Sinodin e vërtetë", thonë Ratzinger dhe kardinali Sarah. Ky i fundit është prefekti i Kongregatës për Adhurimin Hyjnor dhe në një farë mënyre përfaqësuesi i krahut konservator në Vatikan. "Ne u takuam, shkëmbyem idetë tona dhe shqetësimet tona," shkruajnë Ratzinger dhe Sarah.
"Unë nuk mund të hesht", shkruajnë ata duke cituar Shën Agustinin. "Ne e bëjmë këtë në një frymë dashurie dhe uniteti në Kishë. Nëse ideologjia ndahen, e vërteta bashkon zemrat".



