
Eksperti i ekonomisë Igli Tola e konsideroi një nismë pozitive atë për rritjen e pagave, pasi krijon mundësi që resurset humane të shohin me prioritet sektorin publik dhe e dyta nxit konkurrencën. Megjithatë në një lidhje skype për MCN Live Tola vë në dukje se nuk na është servirur ende kostoja që prodhohet nga kjo rritje pagash. Tola thotë se ajo që bie ndesh është fakti që kjo rritje bëhet përpara fushatës elektorale. Ai shton se me rritjen e pagave bizneset mund të detyrohen të rrisin çmimet e produkteve dhe shërbimeve.
Se sa e studiuar është nuk mund të kemi një përgjigje sepse na mungon studimi paraprak, ose i fizibilitetit. Është shumë e nevojshme, sepse për vete me radhë pagat e sektorit publik s’janë indeksuar të paktën me inflacionin që është deri diku një detyrim ligjor. Pagat e sistemit publik dhe privat kemi një disbalancë që po thellohej, duke zhvendosur krahun e punës së kualifikuar nga sektori publik, duke e parë gjithnjë e më atraktiv sektorin privat. Është e nevojshme duke marrë parasysh edhe largimet e shqiptarëve.
Por jam dyshues sa realisht do të ndërmerret dhe sa do ndikojë buxhetin e shtetit dhe rritjen e vijueshme të ekonomisë sonë. Sepse nëse do angazhojmë gjithmonë e më shumë fonde nga buxheti i shtetit për paga dhe pensione patjetër që do t’i japim një goditje në atë afatmesmen, afatgjatën, e zhvillimit të vendit. Ajo që bien disi ndesh është momenti kur ndodh kjo rritje, që është përpara fushatës elektorale. Kjo është një shqetësim. Por nëse ka hapësira buxhetore dhe një back up dhe një studim fizibiliteti që tregon sa janë rritur kostot e jetesës dhe si indeksohet, por nuk përbën problem për Shqipërinë për sa kohë nuk është pjesë e BE.
Kemi rastin e Malit të Zi, kur tre vjet më parë u ndërmor një rritje galopante pagash, duke e çuar minimumin në 600 euro. Nuk është diçka e paligjshme por ka kosto. Është shqetësues fakti që me rritjen e pagës minimale nga 30 mijë lekë në 40 mijë lekë, një pjesë e bizneseve, sektori fason, sektori bujqësor, i rrit jashtë planeve. Kjo rritje do gjejë një mënyrë për t’u absorbuar. Duket e vështirë për një biznes që t’a ketë një 30-40 për qind veç, ose do detyrohet të rrisë çmimet e produkteve dhe shërbimeve.
Rritja e pagave në sektorin publik është një presion për sektorin privat sepse do krijojë një konkurrencë. Mendoj që duhet të kishte një bashkëpunim publik-privat, që të kishte në fokus rritjen e produktivitetit. Ne jemi në vendin e fundit në rajon për produktivitetin në punë. Në momentin që puna jonë qëndron në të njëjtin nivel dhe marrim një pagë më të lartë, ne dalim jashtë logjikës së tregut. Ndoshta në afatshkurtër jemi të lumtur, sepse në bruto marrim më shumë të ardhura, por ajo që është shqetësuese dhe aty ku qeveria duhet të investojë është në rritjen e kapaciteteve dhe rritjes së stafeve për të përmirësuar produktivitetin e punës.
Rritja e pagave do krijojë jep një efekt pozitiv në fondin e ISSH, pasi do derdhen më shumë kontribute. Por krijohet një disbalancë pasi këto para do dalin nga fondi publik si fillim. Nëse do shkrihet edhe te sektori privat do kemi përfitime. Rritja e pensioneve me 5 mijë lekë në mënyrë direkte e rëndon më tej situatën. Ajo që s’na është serivur ende është kostoja që prodhohet nga kjo rritje pagash. Por jam i mendimit që është vendimmarrje pozitive, krijon mundësi që resurset humane të shohin me prioritet sektorin publik dhe e dyta nxit konkurrencën, e vendos privatin në konkurrencë për ruajtjen e krahut të punës”.
Duke folur mbi humbjen e Shqipërisë në arbitrazh, ku rasti më i fundit ishte “Becchetti”, Tola tha se faturat mund të shkojnë edhe 200-300 milionë pas 5-6 vitesh që nuk janë pak për një vend si vendi ynë.



