Largohet nga detyra shefi i inteligjencës amerikane (VIDEO)

Largohet nga detyra shefi i inteligjencës amerikane (VIDEO)

Dan Coats largohet nga zyra pas disa muajsh beteje me Donald Trump. Presidenti amerikan ka emëruar në vend të tij John Ratcliffe, një republikan nga Teksasi, i cili i pyeti ish-prokurorin e posaçëm për Russiagate, Robert Mueller, gjatë seancave të tij në Kongres.

Lamtumira e Coats vjen pak muaj pas përplasjeve të agjencisë së inteligjencës me Trump. Coats i ka mbrojtur fort njerëzit e tij dhe kjo ka sjellë kritika nga ana e Trump-it. Sipas thashethemeve, prej muajsh presidenti donte të largonte nga detyra Coats, pasi ai e ka kundërshtuar atë publikisht duke paraqitur pikëpamjet e inteligjencës për Iranin në Kongres, por edhe për çështje të tjera si Rusia, ndryshimet klimatike dhe ISIS. Por ajo që duket se e ka irrituar më shumë kreun e Shtëpisë së Bardhë janë fjalët e Coats për Korenë e Veriut dhe mosgatishmërinë e liderit Kim Jong un për denuklearizimin. Trump-it  nuk i ka pëlqyer edhe kohën që ka zgjedhur Coats (pak para takimit të presidentit me Vladimir Putin), për të folur rreth frikësë së inteligjencës për fushatën e sulmeve kibernetike të kryera nga Moska që vënë në rrezik demokracinë amerikane.

Një republikan shumë i respektuar edhe nga demokratët, Coats ishte një nga aleatët më të mëdhenj të nënpresidentit Mike Pence, kur ai ishte senator për Indiana. Mund të ketë qenë aleanca me Pence ajo që e ka mbrojtur prej muajsh nga një shkarkim i mundshëm nga Trump. Ratcliffe mësohet se është takuar privatisht  meTrump më 19 korrik, në Shtëpinë e Bardhë, në një intervistë për të kuptuar nëse ai ishte i gatshëm ose jo që ta pranonte detyrën.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy