Flamuri suedez u ngrit në selinë e NATO-s në Bruksel dhe tani valëvitet së bashku me flamujt e 31 aleatëve të tjerë.
“Hyrja e Suedisë tregon se dera e NATO-s mbetet e hapur, askush nuk mund ta mbyllë atë, çdo komb mund të zgjedhë rrugën e vet dhe ne kemi zgjedhur atë të demokracisë”, komentoi gjatë ceremonisë Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg .
“Suedia do të jetë më e sigurt në NATO dhe NATO do të jetë një aleancë më e sigurt me Suedinë”, komentoi kryeministri suedez Ulf Kristersson pas ngritjes së flamurit.
“Ne do të forcojmë kapacitetet e NATO-s”, shtoi kryeministri.



