
Rusia nuk beson se dyert për të rifilluar dialogun me Perëndimin janë të mbyllura.
Këtë e thotë ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një intervistë për TV francez Tf1 të cituar nga Tass. Presidenti Vladimir Putin, shton Lavrov, nuk refuzon kurrë kontaktet me kolegët e huaj.
Prioriteti ynë kryesor është çlirimi i rajoneve Donetsk dhe Luhansk, të cilat tani janë njohur nga Federata Ruse si shtete të pavarura. Qëllimi ynë është të largojmë ushtrinë dhe batalionet ukrainase nga këto rajone.
I pyetur nëse Rusia ka ndërmend të aneksojë territoret e Donbasit, Lavrov u përgjigj se ky nuk është aneksim.
Ky është një operacion ushtarak i kërkuar nga Republikat Popullore të Donetskut dhe Luhanskut.



