Vizita e Von der Leyen/ Ekspertët Muça e Xhaxhiu: Një mesazh i qartë se integrimi europian do të vijojë bazuar vetëm mbi meritat

Vizita e Von der Leyen/ Ekspertët Muça e Xhaxhiu: Një mesazh i qartë se integrimi europian do të vijojë bazuar vetëm mbi meritat

Mesazhet e përcjella nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj zyrtare në Tiranë shënojnë një hap me rëndësi të veçantë për rrugëtimin dhe ecurinë e mëtejshme të integrimit të Shqipërisë në BE.

 

Në një analizë për “MCN live”, ekspertët e njohur të integrimit, Ermelinda Muça dhe Genti Xhaxhiu, vlerësuan peshën e kësaj vizite. 

 

Ata nënvizuan se ajo mbart një domethënie të madhe për realitetin e sotëm shqiptar, sidomos në kontekstin e zhvillimeve politike të brendshme dhe stabilitetit rajonal të sigurisë.

 

Muça:

Këtë herë turi filloi me Shqipërinë, sot në Kosovë, Malin e Zi dhe duke përfunduar në Maqedoninë e Veriut. 

 

Takimi i djeshëm përcolli disa mesazhe kryesore sa i takon ecurisë së integrimit europian në Shqipëri, sa i përket edhe fillimit të vetë procesit. 

 

Përcolli disa mesazhe për ecurinë e Shqipërisë në integrimin në BE. 

 

Gjatë fjalimit të presidentes u bë e qartë që procesi do të vazhdojë të jetë i bazuar në merita. 

Procesi i integrimit do të vazhdojë sipas meritave. 

 

 

Nga ana tjetër, eksperti Genti Xhaxhiu plotësoi kuadrin e analizës duke theksuar se kjo vizitë vjen në një moment kyç kur Shqipëria kërkon të konkretizojë reformat kyçe shtetformuese, veçanërisht ato që lidhen me sundimin e ligjit dhe reformat në drejtësi, të cilat mbeten kushtet kryesore të vendosura nga Brukseli.

 

Në fakt vizita e presidentes është vizitë rutinë. 

Për Tiranën kishte rëndësi se vjen në kohën e turbulencës politike në çështjet e nxehta të drejtësisë, por duke parë se shefja e Brukselit nuk priti të futet në kontekste lidhur me aktualitetin në Shqipëri, por u mjaftua me vijimin e reformave. 

 

Nga Tirana ajo shpalli yllin polar, që është integrimi, që pa të rikthimi i Shqipërisë do të ishte pa gjetur. Për Tiranën vizita e presidentes ishte e rëndësishme për shkak të aktualitetit. 

 

Vizitë rutinë, por specifisht e rëndësishme për realitetin shqiptar se kujtoi nevojën e vijimit me dorë të hekurt të sektorit të drejtësisë, prokurorisë.

 

 Megjithatë vizita ka një rëndësi për qeverinë, se mori mbështetjen dhe lëvdatat nga presidentja e Komisionit pasi rikonfirmoi Shqipërinë për pole position. 

Vizitë rutinë, por e rëndësishme për realitetin shqiptar, se kujtoi vijimin me dorë të hekurt të drejtësisë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy