Në takimin që po zhvillohet me kompanitë energjetike nga SHBA dhe BE, kryeministri i vendit Edi Rama u rikthye në disa vite më parë, ku sipas tij energjia elektrike nuk paguhej ndërsa gjysma e prodhimit humbiste në rrjet.
Rama tha se me projektet që ka në vazhdim Shqipëria synon të bëhet një vendi eksportues dhe i pavarur energjitikisht.
Si lojtari më i vogël në këtë sallë, edhe pse më i gjati, ju falënderoj për pjesëmarrjen. Jam i lumtur që ky takim kaq i fuqishëm mbahet në Tiranë. Ju falënderoj që dëshmoni interesin tuaj që së bashku të realizojmë programin e ndryshimit për Shqipërinë, programin e ndryshimit për rajonin. Disa ditë më parë vizitova Presidentin Alijev dhe me kënaqësi ndjeva interesin e lartë që ka për tu përfshirë në tubacionin joniano-adriatik, që mund të jetë një fuqi e madhe energjie për Evropën që sa më shumë të fitojë një pavarësi nga gazi rus. Me shumë kënaqësi shikoj punën për shndërrimin e TEC-it të Vlorës në një impiant përpunim energjie. Shumë punë po kryhet për energjinë e erës. Por edhe ëndrra e gjatë e hidrocentralit të Skavicës, që do të na japë neve një shtytje të madhe të pavarësisë energjetike. Të gjitha këto tregojnë një potencial konkret për ta shndërruar Shqipërinë Brenda kësaj dekade në eksportuese energjie. Para disa vitesh na është dashur të marrin në dorë një sistem të falimentuar. Borxhi i OSHEE shkonte në 5% të PBB tonë si shtet. Por të ardhmen e shohim me buzëqeshje.
Nga ana e saj më herët ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim tha se siguria energjetike është e lidhur ngushtë me sigurinë kombëtare. Kjo sipas Kim tregohet edhe më qartë në këtë situatë lufte, ku Rusia bën kërcënime të vazhdueshme.
Jemi mbledhur të vendosur për sigurinë ndaj energjisë. Të gjithë kemi parë se pushtimi i paprovokuar dhe i pajustifikuar nga ana e Rusisë ka bërë të qartë se diversifikimi i energjisë nuk mund të presë. Kemi nevojë që të kemi më shumë gazsjellësa. SHBA dhe Evropa po përballen me një realitet të ri me sfida të reja. Sot shpresoj që të zhvillojmë ide reale.Siguria energjetike ka qenë e lidhur me sigurinë kombëtare dhe ajo që po jetojmë sot e bën atë edhe më të dukshme.
Më tej Kim shtoi se duhet të gjejmë rrugë të reja përpara për sigurinë energjetike dhe klimatike.
Kjo është një nga arsyet kryesore pse u ndërtua gazsjellësi transadriatik. Jam e emocionuar që shoh kaq shumë drejtues nga sektori privat dhe qeveri të rajonit për të gjetur zgjidhje përballë këtyre sfidave.



