David Jolly, kandidat për guvernator në Florida, SHBA tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se Bordi i Paqes për Gazën është një sfidë për rendin ndërkombëtar dhe se vetë ai nuk është i qartë në lidhje me qëndrimin e Presidentit amerikan.
SHBA kanë rolin e tyre në Ballkanin Perëndimor dhe në Shqipëri veçanërisht.
Në politikën e brendshme amerikane ka një debat nëse kjo nismë, Bordi i Paqes për Gazën është një sfidë për rendin ndërkombëtar.
Jolly tha se ai sheh një bashkëpunim të mundshëm me komunitetin shqiptar në Florida.
Komuniteti shqiptar është komunitet me të cilën do të doja të bashkëpunoja. Shoh që bashkëpunimi është i mundur. Florida ka uragane dhe duhet të merremi me përgjegjësinë sociale. Sa i përket mbulimit të këtyre çështjeve, ne do të jemi afër. Shëndeti është një pikë për të cilën duhet të flasim.
Kemi rritje të çmimeve të banesave, por duhet të flasim për një shëndetësi për të gjithë qytetarët, reformë të taksave dhe sigurimit të shtëpive.
Kur të fillojmë zgjedhjet do të jem aty për t’i thënë të gjithë qytetarëve që janë të mikpritur për të ardhur.
Do të jem aty për të lëvizur procedura që qytetarët të ndihen të lirë për të ardhur.
Më tej, Jolly tha se Florida është një shtet që duhet të mirëpresë sipërmarrjen shqiptaro-amerikane.
Jemi shtet që duhet të mirëpresim sipërmarrjen shqiptaro-amerikane, ata të cilët e quajnë atdheun e tyre Amerikën dhe Shqipërinë, taksat e ulëta janë ato që do të funksionojnë që të kemi gjeneratën e parë dhe të dytë të sipërmarrësve që do të investojnë në Florida.



