“Turbina”, Rama publikon fotot e teatrit më të ri në kryeqytet (Foto)

“Turbina”, Rama publikon fotot e teatrit më të ri në kryeqytet (Foto)

Kryeministri i vendit Edi Rama, me anë të një postimi në Facebook, jep një lajm të mirë për artdashësit shqiptarë. Rama gjatë mbasdites të së mërkurës publikoi fotot e projektit të një teatri të ri në kryeqytet, i cili është pagëzuar përkohësisht me emrin “Turbina” dhe do të ndërtohet në ambientet e ish- Laboratorit të Hidrologjisë.

 

“Turbina është emri i përkohshëm i projektit të një teatri të ri, që do të nisë të ndërtohet javët e ardhshme në Tiranë, (në mjedisin e rrënuar të ish-Laboratorit të Hidrologjisë), në kuadrin e Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane” - shkruan Rama në Facebook.

 

Gjithashtu sipas Ramës ky teatër do të jetë “një hapësirë e re ultramoderne për artin e kulturën skenike, e cila do të mbushë më tej boshllëkun e tmerrshëm që krijuan vitet e gjata të rrënimit të vazhdueshëm të infrastrukturës kulturore e të jetës artistike”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy