
Microsoft pengon sulmin kibernetik të hakerave rusë, të cilët kanë tentuar të vjedhin informacione nga organizatat politike amerikane në prag të zgjedhjeve të vitit 2018. “Përpjekjet ruse për nismën e sulmeve kibernetike kundër grupeve konservatore të SHBA-ve nuk kanë patur sukses”, thotë Microsoft. Kompania software tha se hakerat rusë ishin përpjekur të vidhnin të dhëna nga organizatat politike, duke përfshirë Institutin Republikan Ndërkombëtar. Ata kishin hasur vështirësi kur ishin penguar nga stafi i sigurisë. Microsoft ka bërë me dije se grupi i hakerave të ‘Fancy Bear’ ishte ai që fshihej pas sulmeve.
“Ne jemi të shqetësuar se këto lloj veprimesh dhe përpjekjesh paraqesin kërcënim për shumë persona, të cilët lidhen me dy partitë politike amerikane në prag të zgjedhjeve të vitit 2018”, shprehet Microsoft në blogun e tij, duke detajuar punën e bërë. Ka disa fushata të grupeve të ndryshme studimore, që hetojnë llogaritë e rreme nëpërmjet lidhjeve me disa zyra dhe shërbime të Senatit. Kështu, një fushatë kërkoi të imitonte shërbimin online të Microsoft Office 365. Nga ana tjetër, Rusia ka mohuar pretendimet e “Microsoft” se ka shënjestruar qendra studimore të krahut të djathtë. Një burim diplomatik rus ka thënë për mediat se Microsoft ishte duke vepruar si një prokuror dhe jo si një kompani private.
“Microsoft po luan lojëra politike”, tha burimi i paidentifikuar i agjencisë. The New York Times sugjeroi që këto grupe studimore ishin në shënjestër, sepse ata ishin ish-mbështetës të Presidentit Trump, por tani quhen armiq, të cilët kishin bërë thirrje për sanksionet kundër Rusisë. Drejtuesit e Institutit Republikan Ndërkombëtar përfshinë Senatorin Xhon Mekein dhe gjeneralin MC Master, i cili u zëvendësua më parë këtë vit si këshilltar për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë. Zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin, tha për mediat se sulmet përputheshin me "fushatën e ndërhyrjes" ku Kremlini ishte përfshirë.
Në blogun e tij, presidenti i Microsoft, Brad Smith, tha se kishte kapur domaine të dyshimtë 12 herë në dy vjet për të mbyllur 84 faqet e internetit të lidhura me Fancy Bear. Ai tha se, deri tani, nuk kishte dëshmi se domainet ishin përdorur në çdo sulm. Domeinet mund të jenë ngritur për të ndihmuar sulmin e planifikuar në të ardhmen. Microsoft shtoi se aktiviteti i sulmeve që shihet rreth domeneve "pasqyron" atë çka ndodhi në vitin 2016 në SHBA dhe gjatë zgjedhjeve të vitit 2017 në Francë. Veprimi i Microsoft vjen menjëherë pasi SHBA akuzoi 12 oficerë të inteligjencës ruse, me rrjete kompjuterike të përdorura nga Hillary Clinton dhe Partia Demokratike. Rusia vazhdimisht ka mohuar ndërhyrjen në zgjedhje apo pjesëmarrjen në sulmet kibernetike ndaj institucioneve amerikane.



