Katër vendime të njëpasnjëshme të Këshillave të Lartë Gjyqësorë dhe atij të Prokurorisë, rrezikojnë të kthehen në një mburojë për gjyqtarët përballë ILD-ës.
Prej më shumë se një viti, 4 magjistratë të kapur në shkelje të rëndë me ligjin, mbahen peng nga këshillat që kanë për detyrë emërimet e tyre. KLGJ dhe KLP kanë pezulluar procedimet disiplinore të kërkuara nga Inpektoriati i Lartë i Drejtësisë, me argumentin se janë në proces vetingu në KPA.
Si në rastin e një gjyqtareve të Apelit Tiranë, për të cilin ishte kërkuar shkarkimi , ashtu edhe për dy gjyqtarë të Apelit Vlorë për të cilin është kërkuar masë disiplinore, KLGJ ka vendosur pezullim të procedimit me arsyetimin se është në pritje të vendimit të formës së prerë nga organet e vetingut. Pezullimi i një procedimi disiplinor na Inspektoriati parashikohet në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, i cili në asnjë rast nuk e njeh vetingun si shkak. Të njëjtin fat pasi dhe rasti i gjyqtarit Petrit Aliaj, i shkarkuar për mos justifikim të pasurisë por që ende është në pritje të vendimit të KPA-së.
Edhe pse në asnjë rast, përfshirja e një gjyqtari, apo dhe prokurori, në procesin e rivlerësimit, nuk parashikohet si shkak për ndërprerjen e procedimit disiplinor, ILD mbetet në pritje të hapjes procedurave. Vetëm një muaj pas raportimit në kuvend të punës 1-vjeçare të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Kuvendi i Shqipërisë publikon një rezolutë ku kërkon këtij inspektoritati shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të kapur në shkelje por që ende nuk kanë kaluar vetingun.



