Punonte në fabrikë dhe shiste heroinë në Itali, kapet Tajsoni shqiptar

Punonte në fabrikë dhe shiste heroinë në Itali, kapet Tajsoni shqiptar

Një 42-vjeçar shqiptar u arrestua në Itali sapo i kishte dorëzuar një blerësi një dozë heroine.

Policia e Vicenza-s e vuri në pranga në momentin kur po shkëmbente dozën me paratë, për të dokumentuar përfshirjen e tij në tregtinë e narkotikëve.

I njohur si “Gazi” apo “Tyson”, Gazmir Moku  ishte hetuar për të njëjtat akuza 10 vjet më parë, por kishte dalë i pafajshëm.

I dyshuari ishte mbajtur nën vëzhgim për disa kohë, sepse konsiderohej si qendra e tregut të heroinës.

Gjatë kontrollit, pas arrestimit  iu gjetën edhe 18 doza heroinë, e cila do të hidhej në treg brenda disa orësh. Ndërsa në dollapin e tij personal në fabrikën ku punonte, policia gjeti edhe 20 mijë euro të fshehura. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy