
Vrasja e javës së kaluar nga i burgosuri Sokol Mjacaj, i cili akuzohet për vrasjen e Arben Lleshit në burgun e Peqinit, vazhdon të diskutohet për cenimin e sigurisë në burgje.
Valentin Macaj, nga Shoqata e Policisë së Burgjeve, në një intervistë për MCN live, e konsideron ngjarjen si rrjedhojë të dinamikës dhe mbingarkesës së stafit policor neper burgje.
Ngjarja ka qenë si pasojë e dinamikës dhe e mbingarkesës së stafit policor nëpër burgje dhe nuk është e para që ka ndodhur në Peqin. Kemi pasur edhe raste që kanë ndodhur brenda 313-tës pastaj edhe ne burgjet italiane me marrje penge, me presione, kanë arrit që të fusin armët brenda dhe të kryejnë akte vrasëse.
Por problemi qëndron te trumbetimi dhe te analiza që u bëjnë ata qe nuk e njohin sistemin e burgjeve, ata që nuk njohin se si funksionon sistemi i sigurisë dhe se si përballohet një ngarkesë e jashtëzakonshme nga punonjësit e policisë.
Jo pa qëllim ditën që shkoj ne kemi sqaruar situatën dhe ngjarjen sepse me të vërtetë ishte shokuese sepse ishim në një moment tepër pozitiv, ka dy vjet që kemi nisur një reformë të jashtëzakonshme në sistem dhe realizuam disa të drejta për punonjësit e policisë. Kjo nuk do të thotë që kjo ngjarje të merret si kapitale dhe të baltoset puna e 3500 punonjëseve të Policisë që shërben në burgje apo dhe e stafit administriv që shërbejnë çdo ditë, ka kontakte me shtetasit e burgosur.
Hetimi paraprak i prokurorisë ka gjetur se aty nuk kishin funksionuar skanerët e kontrollit në hyrje të burgut- që ishin riparuar së fundi, dhe një pjesë e kamerave të sigurisë për vëzhgimin dhe dokumentimin e ngjarjeve.
Një fakt të tillë, Macaj e hedh poshtë si teori.
Ngjarja është e rëndë por për dinamikën që ka ndodhur dhe për ndoshta fshirjen e një punonjësi nga stafi civil apo policor, për ndodhinë e saj, themi që duhet lënë organit të akuzën ta hetojë deri në fund, pasi indicet kanë qenë dhe janë që ky mjet ka kohë që ka hyrë nuk dihet se si, pasi filtrat në 20 institucionet e burgjeve janë shumë të forta, kontrollet janë shumë të forta dhe pajiset nuk është e vërtet që kanë qenë pa punë sepse edhe nëpër media po cilësohet se nuk kanë funksionuar kamerat.
Nuk është e vërtetë, kamerat edhe po pati defekt ose kolpo elektrike, ndërhyhet direkt dhe rritet kontrolli dhe gatishmëria e stafit dyfishohet stafi, derisa rregullohet defekti.
Pra, as skaneri, mund të ketë dal jashtë funksionit deri në gjysmë ore maksimumi pasi çdo institucion ka tekniken e KME-së i cili merret me pajisjet, por duhet thënë se përgjegjësinë për të gjithë pajisjet IT dhe skanerët i ka AKSH-i, pasi ata kontraktojnë firmat të cilat i mirëmbajnë, pra nuk është përgjegjësi direkt e Policisë së Burgjeve.
Pra, nuk ka munguar kontrolli, ai është i rreptë, i drejtë dhe në baze të rregullores dhe protokollit në një institucion burgu.



