Shqiptari godet me thikë bashkëshorten, dyshonte se e tradhtonte (VIDEO)

Shqiptari godet me thikë bashkëshorten, dyshonte se e tradhtonte (VIDEO)

Një tjetër ngjarje e rëndë me protagonist shtetas shqiptarë ka ndodhur sërish në Greqi, vetëm pak ditë pas ngjarjes tragjike në Korfuz.  Këtë herë është një 45-vjeçar, i cili ka plagosur bashkëshorten e tij me thikë, pasi verifikoi dyshimet se ajo e tradhëtonte.

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur mes një familjeje shqiptare në Greqi.

Një 45-vjeçar ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar asaj dëmë të rënda.

Ngjarja ka ndodhur në zonën Kadare në Korinth. Shqiptari 45-vjeçari dyshonte se bashkëshortja e tradhëtonte dhe shkoi te banesa ku ajo punonte si ndihmëse shtëpiake dhe pasi u konfliktuan në fjalë e plagosi gruan me thikë. 45-vjeçarja u transportua me ambulancë në spitalin e Korinthit, për shkak të plagëve të rënda.

Sipas informacioneve shqiptarja u intubua në spitalin e Korinthit, ndërsa u konsiderua e nevojshme transferimi i saj në një spital të Athinës.

Ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por 24 orët e ardhshme do të jenë vendimtare për shëndetin e saj.

Ndërkohë, policia po kryen hetime për gjetjen dhe arrestimin e burrit. Duhet përmendur se vetëm pak ditë më pare, më 2 janar, në Korfuz, një shqiptar vrau të bijën 28-vjeçare, duke e goditur me një shufër hekuri 7 herë në kokë, pas debatit në fjalë, për shkak se ajo kishte një lidhje dashurie, të cilën i ati nuk e pranonte.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy