“Gjirokastra ka shenjën e diktatorit, por ka dhe shenjën e disidentes maksimale sikurse ishte Musine Kokalari”.
Kështu është shprehur Gentiana Sula kryetarja e autoritetit për informim të dosjeve të sigurimit të shtetit për sa i përket periudhës së regjimit komunist në Shqipëri.
Në kuadër të ditës për kujtesën e të përndjekurve politikë në Shqipëri është zhvilluar në kalanë e Argjiros në burgun e 7 penxhereve një takim sensibilizues midis bashkisë vendore dhe AIDSSH-ICMP.
Sipas Gentiana Sules në këtë takim midis të tjerash u diskutua dhe u ra dakord me bashkinë Gjirokastër nëpërmjet nënkryetares Jorida Muho e cila ishte e pranishme, që për çdo informacion lidhur me varret e ish të përndjekurve politikë të grumbullohen dhe mos tjetërsohen pasi Gjirokastra ka një histori të veten po aq sa dhe periudha e komunizmit duhet të ruhet dhe dokumentohet ndërsa të gjithë të vrarët në emër të regjimit komunist eshtrat e tyre duhet të prehen në paqe.
Njëherazi dhe vizitori që shkon në kala duhet ta dijë koston e diktaturës. Teksa bëhet fjalë për rreth 4000 trupa ende të pagjetur nga familjarët.



