Parlamenti gjerman ka miratuar paketën e tretë të ndihmës prej 86 milionë euro për Greqinë. Një pakicë e deputetëve skeptikë të zbatimit të marrëveshjes midis kreditorëve dhe Greqisë, në rradhët e konservatorëve të Merkel votuan kundër. Ndërkohë kancelarja gjermane u shpreh e bindur se FMN do marrë pjesë në ndihmën për Greqinë.



