2025/ SPAK vs Politikë- Nga zyrtarët tek “Big Brother”-i i Ergys Agasit dhe afera e AKSHI-t

2025/ SPAK vs Politikë- Nga zyrtarët tek “Big Brother”-i i Ergys Agasit dhe afera e AKSHI-t

Ditët e fundit në krye të drejtimit të SPAK, z.Altin Dumani i kishte të vrullshme duke finalizuar me operacione në terren jo vetëm ndaj politikës por po aq edhe krimit të organizuar dhe lidhjeve të botës së nëntokës me shtetin.

 

Në vitin e tij të tretë si drejtues dhe në 48 orët e fundit ish Kryeprokurori i SPAK do të ndiqte duke suportuar kolegët në çdo hap “dosjen AKSHI”.

 

Fillimisht gjithçka do të lexohej si një hetim në teknologjinë e informacionit, por zbulimi i provave dhe fakteve në këtë hetim tregoi se shteti dhe krimi ishin bërë një dhe për herë të parë zyrtarë publik të lidhur me interesat e nëntokës rrëmbyen një biznesmen.

 

Ai ishte Gerond Meçe. E për këtë hetim ende të hapur edhe pse Altin Dumani nuk drejton më SPAK, në terren BKH po kryen mjaft veprime.

 

Në krye të një grupi kriminal me tetë persona qëndrojnë biznesmenët Ergys Agasi, Ermal Beqiri si dhe zyrtarët publik drejtuesja e AKSHI Mirilinda e numri dy i policisë tiranë Erion Ismaili.

 

Kjo dosje do të mbyllte një vit e cila nisi me prangosjen të kryebashkiakut Erion Veliaj. Teksa ai vijon të mbahet në qeli pas një beteje të gjatë me SPAK dhe drejtësinë, kërkesat e tij për liri janë refuzuar.

 

Të vetmet momente nga shkurt 2025 ku ai fitoi një liri të kufizuar i përkasin pranisë së tij në gjykatën kushtetuese ku u përball me qeverinë e cila e shkarkoi.

 

 

Por Kushtetuesja vendosi që mandati i të zgjedhurit lokal nuk është tagër i qeverisë në rastin Veliaj, pasi ai nuk mungon me dëshirë në punë por pamundësohet nga masa e sigurisë.

 

Një tjetër dosje e konsideruar e nxehtë dhe që solli sa një betejë politike aq edhe juridike ishte edhe ajo nda Belinda Ballukut, nr. dy të qeverisë.

 

SPAK e pezulloi nga detyra duke i bllokuar edhe pasaportën. Ndërsa Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë masën e pezullimit deri në gjykimin në themel i cili do të jetë në janar 2026.

 

Një tjetër politikan i lartë i cili ka mbajtur poste të agjencive me buxhet të konsiderueshme e sot kryebashkiak është edhe Benet Beci.

 

Pak para krishtlindjeve dhe vitit të ri ai u përball me SPAK i cili edhe pse jo ende me një njoftim zyrtar i komunikoi mbylljen e hetimeve dhe akuzën.

 

Ai sot është i pandehur në detyrë dhe gjykimi nëse do të nis do të jetë në gjendje të lirë.

 

Në dukje një zyrtar i dorës së dytë po për një çështje mjaft të rëndë është edhe ish-kreu i Burgjeve Agim Ismaili. Ai së bashku me Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjonaj konsiderohen si grupi kriminal që hakeroi e-mailet dhe kompjuterat e prokurorëve të SPAK.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy