“AKSHI”, Kara: Origjina e korrupsionit fillon te vrasja e meritokracisë, gara është vetëm në letër (VIDEO)

“AKSHI”, Kara: Origjina e korrupsionit fillon te vrasja e meritokracisë, gara është vetëm në letër (VIDEO)

Avokati Romeo Kara ka folur për problematikat në administratën publike dhe hetimet që lidhen me dosjen AKSHI, duke theksuar se një nga çështjet kryesore është mungesa e meritokracisë dhe rekrutimet jashtë standardeve ligjore.

 

Duke folur në “MCN Live”, ai e ka lidhur korrupsionin institucional me mënyrën se si bëhen emërimet dhe ngritjet në detyrë në administratë.

 

Nëse ka pasur diçka për të vënë duart në kokë në qeverisjen e viteve ’92–’97, ka qenë se ai ishte shteti i shoferëve dhe badigardëve.

 

Ai shtoi se problemi vijon edhe sot, duke e lidhur drejtpërdrejt me mungesën e një sistemi funksional karriere në administratë.

 

Edhe unë i kam dhënë makinës dhe motorit njëkohësisht, por nuk ma vlerëson askush këtë. Këtu kemi shkelje, sepse nuk bëjmë rekrutimet siç duhet, sipas ligjit.

 

Sipas tij, mungesa e meritokracisë ka deformuar gjithë sistemin e garës në administratë.

 

Gara jonë është në letër, sepse nuk ka mundësi që dikush të kalojë nga shofer në zv/drejtor dhe të menaxhojë institucione apo tendera.

 

Ai e cilësoi këtë si një nga burimet kryesore të korrupsionit në sistem.

 

Origjina e korrupsionit fillon te vrasja e meritokracisë,” tha ai, duke shtuar se institucionet nuk kanë një piramidë të qartë karriere të bazuar në aftësi.

 

Kara ngriti gjithashtu shqetësime për mënyrën e funksionimit të institucioneve të rëndësishme shtetërore, duke përmendur ndikimin e lidhjeve personale dhe politike.

 

Mjaftojnë marrëdhëniet e mira me kryetarët dhe kapërcehet nga shofer në zv/drejtor. Prandaj kjo kërkon hetim.

 

Ai theksoi se situata ka pasoja të drejtpërdrejta edhe për financat publike dhe për mënyrën se si administrohen institucionet.

 

Kur heq dikë nga puna padrejtësisht, shteti ngarkohet me barrë financiare dhe shpesh nuk kompensohet dëmi moral. Kjo është pashpirtësi që e bëjnë dy partitë me vendet e punës.

 

Në vijim, ai iu drejtua edhe sistemit të drejtësisë, duke kërkuar më shumë përgjegjësi institucionale.

 

I drejtohem gjyqtarëve: duhet të shqetësoheni për mënyrën e trajtimit të njerëzve që hiqen padrejtësisht nga puna dhe për pasojat psikologjike që shkaktohen.

 

Duke folur për AKSHI-n dhe institucionet e lidhura, Kara theksoi se çështja kërkon hetim të thelluar dhe reformim të sistemit të rekrutimeve.

 

Institucioni duhet të ketë karrierë të qartë dhe kjo duhet parë së pari. Këtu duhet të thyejnë kambanat e alarmit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy