
Zhvillimi i mësimit me deri në katër turne i ka bërë prindërit të nënshkruajnë një peticion për të kundërshtuar urdhrin.
Lidhur me këtë situatë eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti tha nga studio e lajmeve të MCN TV se mësimi do të zhvillohej me turne edhe po të mos kishte pandemi dhe kjo për shkak të dështimit të qeverisë në ndërtimin e shkollave.
Sipas ekspertit mësimi me turne është thjeshtë kamuflim i këtyre dështimeve dhe kjo sipas tij po e kthen mësimin në analfabetizëm.
Intervista:
Si e shihni vendimin e Ministrisë së Arsimit për të zhvilluar mësimin me turne?
Mehmeti: Ministria nuk është lodhur farë këtë vit dhe kanë marrë skenarin 1-2-3. Nëse do të kisha fëmijë edhe unë do ta firmosja peticionin. 78% e shkollave bëjnë mësim me turne dhe ministria tha që është urdhër i ministrisë së Shëndetësisë. Mësimi do zhvillohej me turne edhe sikur të mos kishte pandemi, pandemia është thjeshtë kamuflim i dështimeve të qeverisë.
Mendoni se ky vendim ka lidhje vetëm me masat anti-covid, apo pamundësinë e ambienteve në shkolla?
Mehmeti: Ska lidhje me pandeminë, s’kemi mjedise. Pse nuk i ndërtuan shkollat vjet kur nuk kishte mësim. Shkolla Emin Duraku po shembet, kanë që vjet prindërit që thonë po shembet. Shkolla Ismail Qemali është me 4 turne. Ne jemi kthyer si në analfabetizëm me 25 minuta. I kam dëgjuar prindërit por mos presin mrekulli edhe nëse do bëhej me një turn 8 me 12 do bëhej. Ne kemi shkolla pa drekë dhe unë ngre dyshime të arsyeshme për të favorizuar shkollat private. Kemi mbipopullim të shkollave. Dikur kemi pasur 625000 veta dhe sot kemi 140000 më pak dhe prapë nuk i menaxhojmë dot. Ne duhet të rekrutojmë mësues sepse nuk munden dot.
Kur kemi rreth 70 % të mësuesve sipas ministrisë së shëndetësisë të vaksinuar dhe fëmijët detyrohen të qëndrojnë me maska në klasë, çfarë kuptimi mund të ketë mësimi me turne?
Mehmeti: Zero, s’ka asnjë kuptim. Ne kemi vënë virusin për të mbuluar paaftësitë e ministrisë për të mbuluar virusin. Ja falëm vitin e parë, vitin e tretë çfarë të falim? Shko nëpër autobuse e markete kush e ruan distancën? Në datë 1 nuk tha njeri gjë për vaksinimin. Mësimi kështu është bërë gjithmonë se kuptoj pse prindërit ngrihen tani, duhet të ishin ngritur me kohë.
Po për nismën e ndërmarrë nga prindërit qe përmes një peticioni kërkojnë të detyrojnë ministrinë të rikthejnë mësimin me orar të plotë, keni një mendim?
Mehmeti: Nuk do të ketë asnjë lloj efektiviteti.
Ju si ekspert çfarë zgjidhje sugjeroni për këtë situatë?
Mehmeti: Një paketë masash që do ta kthente arsimin në shina. Një strategji që të mos fuste duart askush. Parlamenti të binte dakord me ekspertët dhe të bëhej paketë që të shoqërohej me një paketë financiare. Ne duhet të avancojmë me laboratorët. Nëse duam të bëjmë porte aeroporte cilat janë burimet njerëzore? Duhet ti japim ndihmë arsimit profesionale dhe zhvillimin e mësuesve duhet ta lidhim me një pagë shumë të mirë për ta. Ne kemi në rangjet më të larta mësues dhe unë prisja më shumë dhe kjo nuk po ndodh dhe pasojat do ti vuajmë sot dhe 15 vjet më vonë.



