Teksa Shqipëria ndodhej ende në sistemin e mbyllur komunist dhe diktatori Enver Hoxha kishte vetëm katër vite që kishte ndërruar jetë, në 1989 shënohet edhe numri më i lartë i banorëve rezident brenda vendit 3.2 milion. Në Cens 2023 siç dhe shihni në këtë tabelë, Shqipëria nga viti 1989 që është numri më i lartë prej 3.2 milion banorë ka arritur në 2.4 milion banorë me 800 mijë banorë më pak!
Shqipëria në “Baby Boom”
Teksa Shqipëria përgatitet të festojë 112-vjetorin e pavarësisë dhe ekzistencës shtetërore, vetëm dy dekada rezultojnë të arta për sa i përket shtimit natyral të popullatës.
Sipas statistikave zyrtare referuar edhe Cens 2023, INSTAT thotë se në vitet 1950-1970 ka ndodhur edhe “Baby Boom” apo lindjet më të mëdha.
Qytetet me më shumë pleq e të rinj?
Ulja e numrit të popullsisë dhe emigracioni, në Shqipëri ka rritur moshën mesatare. Sipas Cens 2023 qyteti me më shumë të moshuar sot në Shqipëri është Gjirokastra.
Teksa Kukësi i cili ka shifrat më të larta të emigracionit rezulton se ka popullsinë me moshë mesatare më të re.
Analizuar në nivel qarku, Kukësi dhe Gjirokastra mbajnë pozicione të kundërta në termat e raporteve të varësisë: Kukësi ka raportin e varësisë së të rinjve më të lartë (31,8 për qind) dhe raportin më të ulët të varësisë së të moshuarve (19,9 për qind). Ndërsa, Gjirokastra ka raportin e varësisë së të rinjve më të ulët (19,0 për qind) dhe raportin më të lartë të varësisë së të moshuarve (46,1 për qind). Mosha mesatare e popullsisë është 42,5 vite, nga 35,3 vite që ishte në Censin 2011.
Ku banojnë Shqiptarët?
Vetëm 3 nga 12 qarqet e vendit rezultojnë të banuar nga Cens 2023 me një total prej 52 % të 2.4 milion banorëve rezident.
Pjesa tjetër e 48 % është e shpërndarë në 9 qarqe ku Gjirokastra dhe Kukësi rezultojnë me minimumin e popullsisë me nga vetëm 3 %, ndërsa Tirana ka 32 % ndjekur nga Elbasani dhe Fieri me nga 10 %.
Referuar Shtëpive, Apartamenteve apo njohur në Cens 2023 si njësit ekonomike familjare rezulton se shumica e shqiptarëve jeton në shtëpi ndërtuar në sistemin Komunist dhe shumë pak jeton në apartamentet e reja të pas viteve 1990.
Censi 2023 numëroi 1.082.529 banesa të zakonshme. Shtëpitë individuale përfaqësonin 47,0 për qind të këtyre banesave, ndërsa 39,9 për qind e tyre janë pallate. Një kategori e vogël e banesave janë banesa pjesërisht të veçuara (8,1 për qind) dhe shtëpi në rend tarracor (5,0 për qind).
Banesat e zakonshme të banuara përfshijnë 755.531 njësi ekonomike familjare dhe 2.384.418 popullsi vendbanuese.
Përafërsisht në përqindje të barabarta, banesat e zakonshme ishin ndërtuar në periudhën që nga viti 2001 (36,4 për qind), dhe në periudhën 20 vjeçare 1981-2000 (37,5 për qind), ndërkaq rreth një e katërta (26,1 për qind) ishin ndërtuar para vitit 1981.
Rreth një e katërta (26,1 për qind) e banesave të zakonshme janë ndërtuar para vitit 1981 dhe përafërsisht në përqindje të barabarta, në periudha 20 vjeçare, 1981-2000 ishin ndërtuar 37,5 për qind, dhe që prej vitit 2001 e në vijim janë ndërtuar 36,4 për qind.
100-vjeçarët në Shqipëri?
Teksa prej disa javësh në vend është hapur debati për përkrahjen e moshës së tretë, njohur si pensionistët.
Cens 2023 sjell një panoramë ku rezulton se nga mosha 65 deri në 100 vjeç është thuajse gjysma e popullsisë në vend.
Referuar të dhënave zyrtare Shqipëria numëron deri në momentin e bërjes së këtij CENS 364 banorë me moshë 100 vjeç e më shumë, prej tyre 63 meshkuj dhe 301 femra.
Banorët sipas shtetësisë?
Nga totali prej 2402113 banorë rezident në Shqipëri, shumica e tyre kanë deklaruar se kanë shtetësi shqiptare. Ndërsa grekët dhe italianët renditen ndër shtetësitë e huaja domininuese.
3076 persona kanë deklaruar shtetësi greke përgjatë pyetësorit mes tyre 1525 meshkuj dhe 1551 femra. Italianët renditen të tretët me 2203 banorë ku prej tyre 1224 meshkuj dhe 979 femra me shtetësinë trikolore. Të ndjekur këta nga shqiptarët e Kosovës me 1094 banorë, amerikanët me 947 banorë, francezët me 772 dhe fjermanët me 388 banorë.



