“ Vandalizmin nuk e fsheh asnjë bojatisje” ky ka qënë reagimi i Presidentit Bujar Nishani për këndin e lojrave që po ndërtohet në Liqenin Artificial.
Ky reagim ka ardhur menjëherë pas publikimit të disa fotove në rrjetin social facebook nga Kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, në të cilat evidentohej qartë se punimet ishin drejt fundit.
Përplasja mes Nishanit dhe Veliajt nisi pak muaj më parë, kur kreu i shtetit doli përkrah protestuesve duke kundërshtuar punimet për parkun e lojrave.



