Tensionet në Kosovë/ Milo: Palët duhet të ulen në tavolinë, rruga e duhur dialogu dhe kompromisi

Tensionet në Kosovë/ Milo: Palët duhet të ulen në tavolinë, rruga e duhur dialogu dhe kompromisi

Situata në veri është përshkallëzuar pasi Qeveria e Kosovës nisi të zbatojë planin në tri faza për ri regjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS. Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese.

Lidhur me këtë, ish- ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo në studion e lajmeve në MCN TV deklaroi se drafti franko-gjerman nuk është pëlqyer asnjëherë nga Serbia.

Ai tha se problemi është më i gjerë, ku çështja e targave është çështje e luftës mes sovranitetit të Kosovës dhe pikësynimeve serbe për Kosovën e veriut. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian duhet të angazhohen që të gjejnë një zgjidhje.

Të gjitha janë të lidhura nga pak sepse dhe pa dalë plani franko-gjerman, Serbia kundërshtonte me forcë ndryshimin e targave serbe me ato të Kosovës. Çështja është më e gjerë dhe s’mund të lidhet vetëm me planin franko-gjerman. Pra jam dakord me Kurtin se është një mundësi për ta kundërshtuar sepse nuk është pëlqyer ai plan. Por problemi është më i gjerë, çështja e targave është çështje e luftës mes sovranitetit të Kosovës dhe pikësynimeve serbe për veriun e Kosovës e veriut, dhe është një instrument për të penguar forcimin e Kosovës në strukturat ndërkombëtare dhe për të kundërshtuar këtë plan. Por në këtë situatë ku ndodhet Kosova, marrdhënia me Serbinë dhe botën është e lehtë të japësh këshilla, por shumë e vështirë të zgjidhësh problemin. Komuniteti ndërkombëtar, BE dhe SHBA duhet të angazhohen për të gjetur zgjidhje dhe duhet të japin mundësi për zgjidhje jo duke artikuluar dialogun edhe pse është i nevojshëm, por duhet një angazhim më thelbësor dhe agresiv për ti ulur palët në tavolinë. I kuptoj interesat e mëdha gjeopolitike në Ballkan, janë të ndërthura shumë problemet.

Më tej ai theksoi se duhet një kompromis dhe se Kurti nuk mund ta kundërshtojë apriori gjetjen e kompromisit, atë që quhet anotacion të komunave serbe të Kosovës.

E quaj të vështirë që autoritetet e Kosovës të mund të organizojnë zgjedhje në 4 komunat veriut me shumicë serbe sepse do u bëhen thirrje serbeve të bojkotohet, pastaj lind pyetja kush do shkojë të votojë? Pra kjo shton konfliktin dhe tensionet. Komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërhyjë. Atje mund të krijohet një situatë shumë e vështirë, por lista serbe do të mobilizojë atë për të penguar zhvillimin e zgjedhjeve për të cilat foli Kurti, prandaj duhet menduar mirë se si do ecet. Unë mendoj se rruga është dialogu dhe kompromisi, i cili do gjejë zgjidhjen në thelbin e propozimit franko-gjerman dhe krijimin e anotacionit serb në komunat serbe në veri. Rruga e duhur është dialogu dhe kompromisi mes palëve.

Sipas Milos Kurti dhe klasa politike shqiptare në Kosovë duhet të gjejnë një qasje më të guximshme për ta përballuar kompromison.

Ai është i domosdoshëm nuk mund ti shmangen, ata duhet të luftojnë, të gjenden mënyra dhe kompromise të cilat asosacionin nuk do ta bëjnë një shtet brenda shtetit por do të jetë një formë organizimi i minoritetit serb për të bërë veprimtari brenda minoritet që ata kanë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy