Shqiptarët kapen gjatë dorëzimit të një kg heroinë

Shqiptarët kapen gjatë dorëzimit të një kg heroinë

Dy shqiptarë e një shtetas tunizian janë arrestuar sot nga policia italiane e Venecias me akuzën e trafikut të drogës së tipit heroinë. Shqiptarët e arrestuar janë 25 vjeçarët Olgert Shati e Sokol Bezhani.

Arrestimi i tyre është bërë në flagrancë ndërsa po i dorëzonin rreth 1 kg heroinë shtetasit tunizian Tababi Aboutaleb 23 vjeç. Në bordin e automjetit të përdorur nga shqiptarët ndodhej dhe një shtetase rumune e cila është denoncuar nga policia italiane për përdorim lëndësh narkotike me qëllim trafikimi.

Autoritetet italiane po hetojnë mbi një lidhje të mundshme mes dy shqiptarëve të arrestuar sot në Venecia me dy shqiptarët e tjerë të arrestuar gjatë ditës së djeshme në Padova të cilëve iu sekuestruan 60 kg heroinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy