Shqipëri-Kosovë në një Kuvend/ Berisha: Rama po fuqizon Kurtin para zgjedhjeve! (VIDEO) 

Shqipëri-Kosovë në një Kuvend/ Berisha: Rama po fuqizon Kurtin para zgjedhjeve! (VIDEO) 

Deputeti i PDK Hisen Berisha mendon që mbledhja e sotme mes Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë ishte një “eveniment politik” ku kryeministri i Shqipërisë po fuqizon në zgjedhje homologun e tij socialist të Kosovës. 
Duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV Berisha tha se nuk është rastësi që seanca mbahet para zgjedhjeve në Kosovë. Ai vuri në dukje se Kurti vazhdimisht ka refuzuar bashkëpunimin me Tiranën, ndërsa e konsideroi gjuhën e Ramës “paternaliste” dhe sugjerimin e tij për dialog të Prishtinës vetëm me BE-në si të gabuar. 

Drupal Ad

Deklaratat kanë efektin emocional, por në rrafshin praktik dalim shumë çështje, shumë pikëpyetje, që e vënë në dilemë sinqeritetin e këtij takimi, apo qëllimin e sinqertë të këtij takimi. Nëse i lëmë mënjanë mesazhet e qarta që adresoi z.Rama ndaj qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës, që kishin të bënin me tërheqjen nga retorika nacionaliste dhe kthimi te gjuha e integrimeve euroatlantike, gjithçka tjetër aty duket si kishte qëllimin e përfaqësimit të arritjeve  ndërshtetërore dhe të qeverive ndarazi, në këtë rast të qeverive të Kosovës. Askush nga qytetarët dhe bizneset s’e ka ndjerë hiç lëvizjen e lirë mes dy vendeve tona. Nuk mund t’i referohemi ndonjë arritje ndër-shtetërore mes dy vendeve tona, në aspektin e avancimit ekonomik, politik dhe të sigurisë.

Pse s’u mbajt në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës seanca? Pse kjo seancë e përbashkët mbahet pikërisht tani? Cili duhet të jetë qëllimi dhe efekti i kësaj seance në fazë elektorale?! Ishte një eveniment që i dha mundësi Kurtit të fitojë pikë politikë, duke u munduar të prezantojë jo vetëm skenarët që i lidhin prestigjin për votat, por edhe duke u munduar të prezantojë gjoja zhvillimet gjatë qeverisjes së tij, ato shifra që ia demantojnë institucionet kredibile si Banka Botërore. Premtime boshe të papërmbushura, apo kauza që s’arritën të përmbushen në këto afro 6 vite. Po t’i referohemi edhe mungesës së disponimit dhe objektivave politike të dy qeverive që të mbajnë mbledhjen e përbashkët këtë vit, atëherë ky është formalitet, ku secili të prezantojë fjalimet e veta”.

I pyetur mbi gjuhën e Ramës, Berisha u shpreh: 

Nuk duhet gjetur gjuhë kritikuese aq më tepër në një seancë. Mirëpo është edhe një fakt që e arsyeton këtë, sepse Kurti ka refuzuar bashkëpunimin me Tiranën dhe ka pretenduar ta ketë ai fuqinë e liderit të kombit. E provoi në Shqipëri s’ia doli, në Maqedoni prodhoi një efekt krejt të kundërt. Gjuha e Ramës ishte pak paternaliste, në cilësinë e babait të kombit, dhe kishte nota që s’duhet të përsëriten si Shengeni, etj, mendoj që janë të tejkaluara. Edhe Open Balkan ka qenë një nismë ku Kosova s’ishte e ulur si palë e barabartë dhe s’njihej nga Serbia.

Ndërmjetësimi i BE ka rezultuar dështim. Sugjerimi për mbyllur dialogun me Serbinë dhe për ta kthyer dialogun me BE-në është kthim. Është një sugjerim i gabuar, sikurse është e gabuar politika që ka ndjekur z.Kurti, që është i paaftë për të zgjidhur probleme. Kjo seancë ka qenë një aktivitet politik që i mundëson z.Kurti të fitojë poena politike, dhe kjo s’më befason, sepse po e bën një internacionalist socialist ndaj partisë simotër, ideologjikisht të njëjtë, VV është parti e majtë, dhe po e mbështet homologun ideologjik për ta fuqizuar në zgjedhjet që po vijnë dhe me siguri që pret ta ketë në qeverisje”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy