
Supermarketet në Belgjikë do të lejohen të qëndrojnë të hapura një orë më vonë, deri në orën 21.00 të mbrëmjes, dhe të punojnë shtatë ditë në javë, sipas raporimeve të shumta të lajmeve lokale.
Aktualisht, supermarketet, dyqanet e veshjeve dhe të elektronikës duhet të mbyllen të paktën një ditë në javë dhe nuk mund të operojnë pas orës 20.00, ose 21 të mbrëmjes të premteve.
Qeveria belge pritet t’i ndryshojë zyrtarisht këto rregulla të premten.
Një lehtësim i rregulloreve të dyqaneve u ra dakord kur u formua koalicioni aktual qeverisës në janar. Dyqanet tani do të kenë më shumë fleksibilitet për të zgjedhur orarin e tyre të punës, por nuk do të jenë të detyruar të qëndrojnë të hapur deri në orën 21:00 ose të dielave.
Qeveria e kryeministrit Bart De Wever thuhet se ka shqyrtuar zgjatjen e orarit të hapjes deri në orën 22:00, por disa partnerë të koalicionit ishin të shqetësuar se bizneset e vogla do të kishin vështirësi të qëndronin të hapura kaq vonë për të konkurruar me zinxhirët më të mëdhenj.
Këshilli i Lartë për të Vetëpunësuarit dhe Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme shprehu shqetësime në lidhje me barrën shtesë që rregulloret e reja do të vendosnin mbi bizneset e vogla.



