Zjarret në Peqin/ Maçi: Janë djegur 50 mijëra hektarë sipërfaqe me shkurre, ullinj dhe dru frutor

Zjarret në Peqin/ Maçi: Janë djegur 50 mijëra hektarë sipërfaqe me shkurre, ullinj dhe dru frutor

Zjarret vijojnë të mbajnë nën alarm disa zona të Bashkisë Peqin, ndërsa situata paraqitet më problematike në Pajovë dhe Përparim. Prej tre ditësh, ekipet zjarrfikëse po përballen me vatra zjarri, ndërsa gjatë paradites së sotme në operacionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar edhe dy helikopterë të Forcave Ajrore.

 

Kryetari i Bashkisë Peqin, Bukurosh Maçi, deklaroi për MCN TV se situata aktualisht është nën kontroll, ndërsa vijon puna për neutralizimin e plotë të vatrave. Sipas tij, zjarret kanë shkaktuar djegien e 50 ha sipërfaqe pyjore dhe bujqësore, duke prekur edhe kultura si ullinjtë, arrat dhe pemët frutore.

 

Sot është dita e tretë që përballemi me zjarret. Në Përparim dhe Pajovë kemi pasur zjarre prej ditësh, por sot situata ka qenë më problematike, kryesisht gjatë gjithë paradites, ku dy helikopterë kanë punuar për shuarjen e flakëve. Momentalisht situata është nën kontroll dhe dua të theksoj se në Peqin kemi pasur një ndihmë të madhe nga shërbimet zjarrfikëse të bashkive përreth. Aktualisht zjarri është neutralizuar dhe dy helikopterët e Forcave Ajrore kanë ndihmuar në mënyrë të rëndësishme në shuarjen e flakëve. Puna vijon ende dhe besoj se situata tashmë është normalizuar.

 

Sipas kryebashkiakut, një prej vatrave më të vështira ka qenë ajo në kufi me Tiranën, ku ndërhyrja nga toka ka qenë e pamundur për shkak të terrenit. Ndërhyrja nga ajri ka bërë të mundur neutralizimin e flakëve në këtë zonë.

 

Vatra që vijonte të ishte aktive ka qenë ajo në kufi me Tiranën, ku ka qenë e pamundur ndërhyrja nga toka, por me helikopterët sot nga ajri kemi arritur që të ndërhyjmë dhe aktualisht nuk kemi më vatra zjarri në atë zonë. Bashkia Peqin në ditët në vijim do të ngrejë një komision për të analizuar të gjitha dëmet e shkaktuara nga zjarret. Deri tani kemi tre banesa të djegura, por ato kanë qenë të pabanuara, ndërsa banorët që janë dëmtuar nga kjo fatkeqësi do të dëmshpërblehen.

 

Maçi tha se zjarri dyshohet se ka nisur nga një veprim i një personi, i cili kishte ndezur zjarr për të djegur shkurre, por flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak edhe të erës së fortë, duke shkaktuar dëme në sipërfaqe pyjore dhe bujqësore.

 

Shkak është bërë një person që, për nevojat e tij, ka ndezur një zjarr duke djegur disa shkurre, por zjarri është përhapur me shpejtësi, i ndihmuar edhe nga era e fortë, duke shkaktuar një dëm të madh në pyje. Përveç pyjeve dhe shkurreve, janë dëmtuar edhe sipërfaqe me arra, ullinj dhe dru frutorë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy