“Me politikat kundër Rusisë, BE po shkon drejt një rruge pa krye”

“Me politikat kundër Rusisë, BE po shkon drejt një rruge pa krye”

Rusia e cilëson  gabim të madh zgjatjen e sanksioneve ndaj saj nga ana e Bashkimit Europian. Zëdhënësja e Ministrisë Ruse të Punëve të Jashtme, Maria Zakharova, tha në një konferencë shtypi se me politikat e saj të sanksioneve kundër Rusisë, BE po shkon drejt një rruge pa krye.

Ne e vlerësojmë këtë hap si një shans tjetër të humbur për të dalë nga një qorrsokak në të cilin BE-ja e futur veten duke e lidhur të ardhmen e marrëdhënieve me vendin tonë me situatën në Ukrainë. Problemi i masave kufizuese buron direkt nga politika absolutisht shkatërruese e zgjedhur nga diplomatët e Brukselit dhe strukturat evropiane, duke detyruar një ton nënçmues ndaj vendit tonë", tha Zakharova.

Ajo theksoi se BE, në vend që të pranojë propozimin e Rusisë për të kërkuar zgjidhje të përbashkëta, preferon të ndjekë politikën që ka ndjekur deri më tani, duke shtrirë mekanizmat kufizues kundër Rusisë dhe duke shtuar të reja, njoftoi TASS.

Rusia i kërkon BE të heqë dorë nga metoda të tilla, në kundërshtim me normat dhe frymën e ligjit ndërkombëtar, theksoi Zakharova.

BE zgjati me gjashtë muaj sanksionet e vendosura në vitin 2014 ndaj shtetasve dhe personave juridikë rusë dhe ukrainas. Afati i ri i sanksioneve është 15 marsi 2021.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy