Qindra shqiptarë janë mbledhur për të protestuar në Francë kundër arrestimit të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Kjo protestë, që po mbahet para Gjykatës së Apelit në Colmar, është duke u përkrahur nga një numër i madh i shqiptarëve. “Gllogjan në Colmar, Kosova e bashkime”, “UÇK, UÇK…”, janë disa prej pankartave të vendosura përballë objektit të drejtësisë, raporton Indeksonline Vlen të theksohet se gjykatat franceze ia kanë vazhduar masën e paraburgimit Haradinajt, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Serbia.
Boksieri shqiptar, Nuri Seferi ishte pjesmarrë në protestën e sotme në Colmar të Francës, për ta kundërshtuar gjykimin e padrejtë të kreut të AAKsë, Ramush Haradinaj. Me këtë rast, Seferi tha se vlera dhe merita e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk mund të ulet nga asnjë shtet në botë, shkruan Indeksonline “Shumë faleminderit që keni ardhur për ta mbështetur gjeneralin tonë, Ramush Haradinajn. Të gjithë ju bëjmë me dije që mundohen të baltosin UÇK-në t’ju bëjë me dije se nuk ka forcë dhe fuqi të na mposhtin. Rroft UÇK, rroft…”, ka thënë ai. Ndryshe, protesta e thirrur nga një grup shqiptarësh para Gjykatës së Apelit në Francë ka kaluar e qetë dhe pa ndonjë incident. /Indeksonline



