Buxheti, rrogë për gratë dhe fëmijët e ambasadorëve. Ja sa paguhen

Buxheti, rrogë për gratë dhe fëmijët e ambasadorëve. Ja sa paguhen

Bashkëshortet e ambasadorëve shqiptarë nëpër botë për herë të parë do të paguhen me rrogë.

Në buxhetin e Ministrisë së Jashtme për 2017-n është parashikuar një fond prej 100 milionë lekësh për familjarët e diplomatëve tanë. Ministria e Punëve të Jashtme e quajti "Paketa e Diplomatit" dhe do të aplikohet për herë të parë, raporton GSH.

Gruaja ose burri i ambasadorit ose ambasadores do të paguhen 450 euro në muaj në vendet e BE. Ndërsa, secili prej fëmijëve të tyre përfiton një bonus për shkollim 180 euro. Ndërsa, në vendet ku valuta e përdorur është dollari, pagesa shkon 500 $ në muaj për bashkeshortet dhe 200 për fëmijët.

Ndërkaq, për bashkëshortet e diplomatëve do të paguhen që nga janari i 2017-s, kontributet për sigurimet shoqërore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy