Udhëheqësit nga 13 vende do të takohen në Kiev të hënën për të riafirmuar mbështetjen e tyre për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit rus, në një kohë kur kthesa nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ndryshuar rrjedhën e konfliktit.
“Ne kemi një takim të rëndësishëm, një samit. Ndoshta kjo do të jetë një pikë kthese", tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. 24 liderë të tjerë përmes videokonferencës.
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez do të udhëtojë për në Kiev, ndërsa presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka mbërritur tashmë.
Ursula von der Leyen tha se kishte bërë një bilanc me Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik Keir Starmer, të cilët po udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara të hënën dhe të enjten respektivisht.
Gjatë fluturimit për në Uashington, Macron përsëriti se ai dhe kolegët e tij evropianë janë të përkushtuar për të siguruar që paqja të kthehet në një mënyrë të drejtë, solide dhe të qëndrueshme dhe që siguria e evropianëve të dalë e forcuar nga negociatat.



