Gazetari Artan Hoxha tha në studion e MCN Live se task forca e ngritur nga SPAK ishte thjesht një mjet propagande që si rezultat të vetëm ka pasur arrestimin e një përfaqësuesit të opozitës në PD dhe dy personave në Shkodër.
Ne pritëm efektin primat tek hartimi i listave për kandidatët për deputet. Që tek lista e mbyllur e mazhorancës kemi subjekte të hetimeve ët SPAK. SPAK nuk arrinte të parandalonte atë që tha. Vetë e propaganduar. Janë vetëm 20 prokurorë, veç qindra punëve që kanë. Ishte projekt i ambasadës britanike.
Më mbrapa përfshirja në fushatë. Dështuam në pikë që nuk kishte nevojë për ato task forca ishin mjete propagande. Koordinimin duhet ta bëjnë në heshtje, duhet ta bëjnë brenda. Publiku duhet të shohë rezultatin dhe jo zhurmë.
Njerëzve dhe medias nuk i vlen ku po e pi kafen kreu i SPAK-ut. Kaq mundësi ka ai.
Që të mos përfundojë si subjekt elektoral dhe SPAK. Publikut i intereson cili është rezultati. Na është shitur për rezultat, është kapur një në Lushnje i opozitës, dhe ngjarja në Shkodër. Në këtë vend zgjedhjet i blen opozita? Po na bëjnë dhe budallenj Kapet vetëm opozita. Blerësi kryesor ai që ka më shumë burime njerëzore, financiare, logjistike është qeveria.
Nuk është tërhequr SPAK, nuk e bënte dot, bëri propagandë.
Nuk kemi parë asnjë rast që administrata të jetë kapur me presh në dorë. Kemi qindra denoncime në ditë. Nuk kemi parë veprime konkrete.



