Italia lehtëson masat anti-covid

Italia lehtëson masat anti-covid

Italia pritet të lehtësojë masat anti-covid duke nisur që nga data 26 prill. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri i vendit, Mario Draghi gjatë një konferencë për mediat.

Nxënësit tashmë do të mund të kthehen në shkolla në zonat e verdha dhe ato portokalli, ndërsa nxënësit në zonat e kuqe do të vijojnë pjesërisht online. Po ashtu, do të lejohen edhe aktivitetet në ambiente të jashtme, si restorantet apo teatrot “open air”.

Italia vijon që t’i klasifikojë rajonet nën një sistem të koduar me ngjyra, të bardhën, të verdhën, portokallin dhe të kuqen, me masa të rregulluara për të pasqyruar nivelet e infektimeve në rajon.

Zonat e kuqe janë klasifikimi më i rreptë i kufizimeve të koronavirusit në Itali, me kufizime të mëdha në lëvizje.

Kryeministri italian tha se “qeveria po ndërmerr një rrezik, një rrezik të arsyetuar bazuar në të dhëna” por premisa e këtij rreziku është që çdo aktivitet që rihapet të respektojë rregullat me përpikëri si distancimi shoqëror dhe mbajtja e maskave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy