Për herë parë pas vrasjes së ambasadorit rus në ankara ka reaguar presidenti rus, Vladimir Putin.
Numri një i Kremlinit në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, tha se vrasja e ambasadorit është një provokim i pastër që kërkon të dëmtojë procesin e paqes në Siri.
“Dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjen e ambasadorit. Ne kemi shumë pyetje dhe duhet t’u përgjigjemi një nga një. Kush e vrau dhe kush dha urdhër për këtë?!”, tha Putin. “Ajo që mund të them tani është se vrasja e ambasadorit është një provokim i pastër për të dëmtuar procesin e paqes në Siri, të promovuar nga Rusia, Turqia dhe Irani ”, shtoi Putin, duke perjashtuar se Turqia ka gisht ne vrasjen e Andrei Karlov. “E vetmja pergjigje qe mund te jape Moska per keto veprime eshte te distancohet dhe te luftoje kunder terrorizmit”, perfundoi Putin.
Edhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka reaguar pas vrasjes së ambasadorit rus në Anarka.
“Do të krijojmë një ekip të përbashkët hetimi me Rusinë për vrasjen e ambasadorit”, deklaroi Erdogan.
Erdogan, ashtu sikurse edhe Putin, ka thënë se i bashkohet homologut rus në qëndrime dhe se mes dy vendeve nuk ka asnjë përplasje për ngjarjen. Madje, ai ka qenë i mendimit njësoj si edhe Putin, se vrasja është një provokim i rëndë për të nxitur konflikt mes dy vendeve.
“Ne të dy e dimë se ky provokim i rëndë nuk do të prekë marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë. Të dyja vendet nuk do bien në nivelin e këtij provokimi”, tha Erdogan.
“Dihet se kjo vrasje tashmë kërkon që të prishë procesin e paqes në Siri, të arritur me ndihmën e Rusisë dhe Turqisë”, tha Erdogan duke qenë në të njëjtën linjë me Putinin.
Më herët, është raportuar se Erdogan ka zhvilluar edhe një bisedë telefonike me homologun e tij rus.



