Pak javë pasi u ekstradua nga Dubai, GJKKO ka kaluar për gjykim Durim Bamin dhe gjashtë të pandehurit w tjerë, Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Marklen Haka, Altin Morina dhe Jozi Kraja, pjesë e dosjes "Revanshi".
Ata akuzohen nga Prokuroria e Posaçme për disa krime të ndodhur mes tyre dhe tentativa për vrasje, sigurim kushtesh, si dhe kultivim droge.
SPAK e akuzon Durim Bamin për sigurim kushtesh për të kryer vrasje, grup të strukturuar kriminal dhe kultivim bimësh narkotike.
Aldo Avdyli akuzohet për sigurimin e kushteve për të kryer vrasje dhe grup i strukturuar kriminal.
Altin Morina, ish efektivi i RENEA-s akuzohet për kultivim bimësh narkotike, grup i strukturuar kriminal dhe armëmbajtje pa leje.
Jozi Kraja akuzohet gjithashtu për sigurim kushtesh për të kryer vrasje dhe grup i strukturuar kriminal.
Marklen Haka do të gjykohet për një sërë akuash si vrasje në rrethana të tjera cilësuese, armëmbajtje pa leje, grup i strukturuar kriminal si edhe sigurim kushtesh për të kryer vrasje.
Ish-drejtori i policisë Henerigert Mitri akuzohet për kultivim lëndësh narkotike, grup i strukturuar kriminal si dhe shpërdorim detyre.
Ndërsa Edson Jozëik, i njohur dhe si Edson Pjetri, apo Edmir Pjetri, akuzohet për trafik droge dhe grup i strukturuar kriminal.
Durim Bami akuzohet se në bashkëpunim me Endrit Doklen dhe të tjerë, siguroi kushtet për të vrarë ish deputetin socialist, Arben Ndoka.
Ndërsa në shkurt 2021, bashkë me Doklen dhe Marklen Hakën planifikoi vrasjen e Tori Xheçukës dhe Erigers Mihasit, mik i Ervis Martinaj, i cili u vra në Tiranë.
Po ashtu, SPAK e akuzon Durim Bamin si drejtues dhe financues të një grupi që kultivonte kanabis në Nikël dhe Bubq.



