Analisti Redi Shehu e cilëson përplasje interesash dhe jo qytetërimesh atë që po ndodh në Lindjen e Mesme. Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Shehu tha se për sulmin ndaj Iranit, Netanjahu ka pasur disa arsye. Sipas tij, asnjë prej tyre nuk është potenciali i mundshëm bërthamor i Iranit.
Ka 33 vite që Netanjahu thotë se Irani do të ketë armë bërthamore pas pak muajsh. Pse e bën këtë? A nuk ka inteligjencë për ta ditur këtë të sigurt? Inteligjenca amerikane ka thënë që nuk ka prova. Nga ana tjetër kemi inspektorët e IAEA-s. Kemi nga njëra anë Netanjahun që thotë se ka, inteligjencën amerikane nga ana tjetër që thotë se kemi dyshime.
Irani në 33 vite në përballje me këtë akuzë ka ndërtuar të gjitha mënyrat për ta fshehur.
Pse po bombardohet. Duke qenë se Perëndimi po distancohej nga Netanjahu, atij po i mbaronin rezervat ushtarake dhe i duhej ta përfshinte SHBA me doemos.
Irani është armiku ynë sepse na ka sulmuar, por kjo nuk na pengon të japim një gjykim të saktë.
Për të grumbulluar Perëndimin rreth vetes, për të përfshirë SHBA në qëllimin për të rrëzuar regjimin dhe për të zhdukur të gjitha lëvizjet e brendshme dhe për ta kthyer rezistencën izraelite në një situatë mbijetese. Gaza ka kaluar në plan të dytë.
Pra, Netanjahu po ia arrin në këto objektiva.
Nuk është përplasje qytetërimesh, është përplasje interesash.



