Krimi që tronditi Gjermaninë, 12-vjeçarja vritet në pyll nga dy bashkëmoshatare

Krimi që tronditi Gjermaninë, 12-vjeçarja vritet në pyll nga dy bashkëmoshatare

Vrasja e një vajze 12-vjeçare është një nga titujt kryesorë në mediat gjermane, për shkak të dinamikës dhe natyrës së krimit. Luise F. u zhduk të shtunën e kaluar dhe trupi i saj i pajetë u gjet të hënën në një pyll pak kilometra larg shtegut që vajza duhet të kishte marrë për t'u kthyer në shtëpi pasi kishte qenë me një shoqe.

Ngjarja ndodhi në Freudenberg, pranë Koblenz: të akuzuar për vrasjen janë dy bashkëmoshatare të saj, 12 dhe 13 vjeç, të cilat kanë rrëfyer ngjarjen.

Vajza është vrarë me thikë, ndërsa pranë trupit u gjet një objekt, i cili i përket njërës prej dy të dyshuarave, çka çoi edhe në zbardhjen e ngjarjes.

Të dyja vajzat e akuzuara për vrasjen kanë pranuar krimin dhe janë në paraburgim nën kujdesin e zyrës së mirëqenies së të rinjve. Sipas prokurorisë, ato nuk janë “penalisht përgjegjëse” për krimin: kufiri i moshës për përgjegjësi penale është 14 vjeç, theksoi prokurori Mario Mannëeiler në konferencën e sotme për shtyp.

Vrasja në Freudenberg ka tronditur Gjermaninë e cila habitet se si është e mundur që një krim kaq i tmerrshëm të jetë kryer nga dy vajza të vogla. Do të jetë e vështirë, në këtë histori, të mbahet sekret identiteti i dy vajzave që kanë kryer krimin. Në rrjetet sociale është ndezur debati nëse duhet ndryshuar apo jo ligji për përgjegjësinë penale.

Vendi ku u gjet trupi, pavarësisht se është disa kilometra larg shtëpisë së Luise, është në drejtim të kundërt nga rruga që Luise duhet të kishte marrë në këmbë për t'u kthyer, duke filluar nga shtëpia e shoqes së saj. Nuk është e qartë nëse Luise arriti atje vetëm apo u dërgua kundër vullnetit të saj. Aty pranë ka edhe një shteg biçikletash, por zona nuk mbulohet nga sinjali telefonik. “Në zonën e pyllëzuar ku Luise u zhduk, nuk ka asnjë mbulim me smartphone. Rrjedhimisht, nëse Luise do të kishte dashur të kërkonte ndihmë, ajo nuk mund të telefononte”, tha Valerio Magno, një gazetar për Rtl.

/ Corriere

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy