
Gazetari i sportit, Alban Xhihani, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për formulën e re të Superiores.
Xhihani deklaroi se skuadrat nuk e mendojnë formulën, ndërsa shtoi se diferencat janë të vogla mes ekipeve. Sipas tij, do kishte keqardhje nëse nuk e fiton titullin një nga dy skuadrat e para titullin.
Në 16 javë, kemi vetëm 2 skuadra me tjetër ritëm, por jo se nuk dinë të ngecin. E mendoja Tiranën diçka më ndryshe dhe pjesën tjetër në luftë për vendin e katërt. Diferencat janë të vogla. Ajo që mund të qetësojë skuadrat, është formula.
Me shkëputjen e Egntias dhe Partizanit, jep qetësinë për të vazhduar. Pas hapave fals të javëve të fundit, Tirana ndjen presionin e ndjekësve. Unë këtë vit e kam të vështirë të bëj parashikim, për skuadrat e tjera, përveç Partizanit dhe Egnatias. Mes skuadrave të tjera shikoj diferenca të vogla.
Skema do vlejë në fund, në maj. Skuadrat edhe vjet kanë luftuar për vendin e katërt. Keqardhje e skemës do të jetë, në rast se një nga dy të parat nuk e fiton titullin.



