
Në studion e Të paekspozuarit në MCN TV, gazetarët analizuan vendimin për të vënë nën kontrollin e ushtrisë ndërtesën e Albcontrol dhe zëvendësimin e kontrollorëve shqiptarë me turq. Më pak se tre javë para zgjedhjeve, ata dhanë opinionin e tyre në lidhje me mesazhin që përcjell një vendim i tillë në elektorat.
Gjergj Erebara
Një protestë e ligjshme e ca qytetarëve për paga, kushte pune dhe transparencë të shkelet në këtë mënyrë? Një qeveri që pretendon se është e majtë shtyp grevë punëtorësh me policë, ushtarë dhe trupa të huaja.
Arian Çani
E gjitha kjo që ndodhi nuk është gjë tjetër veçse një demonstrim force i kryeministrit për tu thënë shqiptarëve e morët vesh kush është burrë i fortë këtu? Kë do votoni? Është provë force e pastër, e qartë, e cila ka për qëllim të trembë dynjanë.
Klodian Tomorri
Unë e shoh shfaqje qesharake nga ato që qeveria jonë bën shpesh. Kjo qeveri nxori tanqet në rrugë për të luftuar virusin. Janë groteske. Nuk i duhej ushtria atje dhe askush nuk kishte për të bërë luftë me ta.
Artur Zheji
Duke parë bilancet dhe sondazhet, gjërat që nuk ka në performancë maksimale. Nuk ka gjëra pozitive, ka bërë fushatë negativiste. Ky është sulmi i kësaj situate. Nuk negocioi për të zgjidhur krizën, por zgjodhi konfrontimin për të gjetur armikun, që ishte Sali Berisha dhe Ilir Meta.



