Protesta anti-Covid në Otava, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Protesta anti-Covid në Otava, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Kryetari i bashkisë së Otavës, Jim Watson, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në përgjigje të protestave kundër kufizimeve anti-Covid që kanë çuar në paralizimin e kryeqytetit, me automjete dhe tenda që bllokojnë rrugët.

Kryebashkiaku pranoi se situata është jashtë kontrollit. Ndërkohë, një numër demonstruesish shumë më të madh sipas tij përbën kërcënim për sigurinë e banorëve.

“Situata tani është krejtësisht jashtë kontrollit sepse janë demonstruesit ata që bëjnë ligjin”, pranoi kryetari i bashkisë. Ne po e humbim betejën… duhet të rimarrim qytetin tonë”, shtoi ai, duke gjykuar sjelljen e turmës si “të papranueshme”.

Protestuesit kanë premtuar se do të vazhdojnë manifestimin deri në heqjen e masave kundër Covid. Në një takim urgjent, shefi i policisë së Otavës, Peter Sloly, denoncoi se nuk kishte mjete të mjaftueshme për t'i dhënë fund asaj që ai e quajti "gjendje rrethimi" dhe kërkoi "burime shtesë". Rreth 250 agjentë të Xhandarmërisë Mbretërore, forcë policore federale, po mbërrijnë.

Protesta, e shkaktuar nga kamionistët kundër kërkesës për vaksina për ata që kalojnë kufirin me SHBA, përfshin qytete të tjera kanadeze, si Toronto dhe Quebec.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy