Qeveria kërkon masë të përkohshme nga Kushtetuesja për Trepçën

Qeveria kërkon masë të përkohshme nga Kushtetuesja për Trepçën

Qeveria e Kosovës sot do të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese që të vendosë masë të përkohshme ndaj vendimit të dhomës të posaçme të Gjykatës Supreme, në të cilën parashihet likuidimi i Trepçës në rast se më 2 nëntor nuk hyn në fuqi ligji, i cili e përcakton statusin e kësaj ndërmarrjeje.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar ditë më parë Ligjin për Trepçën, i cili do të duhej të hynte në fuqi deri më 2 nëntor, pasi kjo është data kur gjiganti metalurgjik do duhet të shkojë në likuidim, por Presidenti i vendit nuk mund ta nënshkruajë ende këtë ligj, pasi është dërguar në Kushtetuese nga Lista Serbe, shkruan "Kosovapress".

Për të qenë të përgatitur për çdo të papritur, pasi 2 nëntori, mund të vijë para një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, Qeveria e Kosovës duhet të bëjë një hap tjetër për të shpëtuar Trepçën dhe ky hap është që të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese që të vendosë masë të përkohshme ndaj vendimit të dhomës të posaçme të Gjykatës Supreme, në të cilën parashihet likuidimi i Trepçës në rast se më 2 nëntor nuk hyn në fuqi ligji, i cili përcakton statusin e kësaj ndërmarrjeje.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy