Arrestohet 37-vjeçari që vrau babain në Mallakastër (VIDEO)

Arrestohet 37-vjeçari që vrau babain në Mallakastër (VIDEO)

Efektivët e Policisë së Mallakastrës kanë rënë në gjurmët e vrasësit të 73-vjeçarit me iniciale Q. M, duke bërë të mundur kapjen e tij, pas disa orë kërkimesh të pandërprera.

Forcat e Policisë së Komisariatit Mallakastër dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit M. M., 37 vjeç.

37-vjeçari vrau mbrëmjen e 25 gushtit me sende të forta babain e tij.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se i riu vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi Mallakastër

Kapet autori i ngjarjes së ndodhur në Greshicë të Mallakastrës, ku mbeti i vrarë nga djali i tij, 73-vjeçari Q. M.

Pas disa orë kërkimesh të pandërprera nga forcat e Policisë së Komisariatit Mallakastër dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. M., 37 vjeç, i cili vrau me sende të forta babain e tij, shtetasin Q. M.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale "Vrasja, në rrethana të tjera cilësuese".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy