Largimi i Dvoranit, Meta: Vendimi ishte i vonuar, por pozitiv

Largimi i Dvoranit, Meta: Vendimi ishte i vonuar, por pozitiv

Presidenti Ilir Meta të premten e cilëson të vonuar por pozitiv vendimin e KLGJ-së për të larguar Ardian Dvoranin si anëtar i Gjykatës së Lartë dhe rrjedhimisht edhe nga posti i kryetarit të KED-së.

"Qëndrimi i Presidentit është i Kushtetutës, kanë qenë të qarta. Vendimi është i vonuar, por pozitiv dhe krijon mundësi për të ruajtur integritetin e institucioneve të reja të drejtësisë" tha ai.

Por a mendon kreu i shtetit se anëtarët që do të zgjidhen tani në Kushtetuese do të jenë të pavarur?

"Për mua si president nuk ka qenë dhe nuk do të jenë individët, por legjitimiteti i tyre në raport me ligjin dhe Kushtetutën. Për mua vendimtare ka qenë dhe mbetet, respektimi i Kushtetutës dhe ligjeve", u shpreh Meta.

Përballë gazetarëve presidenti Meta u shpreh edhe për dekretimin e e datës së zgjedhjeve të përgjithshme dhe atyre lokale, duke thënë se do të veprojë sipas kushtetutës dhe jo sipas logjikës së ngjarjeve.  

Pyetje: A keni besim se me largimin e Dvoranit do të plotësohen më shpejt vakancat në Gjykatën Kushtetuese dhe a do të dekretohet data e zgjedhjeve të përgjithshme, së bashku me datën e zgjedhjeve lokale?

Meta: Lidhur më çështjen e parë. Mua si president, nuk kanë qenë të rëndësishëm individët, por për mua ka qenë vendimtare respektimi i kushtetutës. 

Për çështjen e dytë, mendoj që përgjigja është e qartë se presidenti do të veprojë në raport me Kushtetutën, jo si ai do të donte të vepronte me logjikën normale të ngjarjeve apo të zhvillimeve. 

E kam thënë se për mua zgjedhjet e përgjithshme dhe ato vendore duhet të ishin mbajtur dje, por unë do të përmbysh detyrimet e mia ligjore dhe kushtetuese. Kjo çështje u përket palëve të tjera të interesuara.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy