Takimi Biden-Putin, Çipa: Presidenti i SHBA bëri të qartë se nuk do ketë tolerime të agresivitetit rus në Europë e Ballkan

Takimi Biden-Putin, Çipa: Presidenti i SHBA bëri të qartë se nuk do ketë tolerime të agresivitetit rus në Europë e Ballkan

Eksperti i çështjeve Ndërkombëtare Akri Çipa analizoi në studion e lajmeve të MCN TV takimin mes dy liderve Joe Biden dhe Valdimr Putin. Siç u shpreh Çipa ndër të tjera gjatë takimit presidenti Biden ka bërë të qartë se nuk do ketë tolerime të agresivitetit rus në Europë e Ballkan.

Intervista e plotë:

Takimi Biden-Putin, përkon me periudhën më të keqe mes vendeve ne 30 vitet e fundit. Ju si e patë kete takim dhe atë çka prodhoi ai pasi siç pohuan vetë liderët, ishte e frytshëm.

Çipa: Samiti i nivelit të lartë mes presidentit Joe Biden dhe atij rus Vladimir Putin ishte padyshim një kulmim të një situatë ndërmjet dy vendeve. Ka mungesë të dialogut politik ndërmjet palëve që pas tërheqjes së ambasadorëve respektivë nga Uashingtoni dhe nga Moska. Përpjekja e sotme më shumë se sa një diskutim i mirëfilltë i situatave ishte për të rivendosur kanalet e komunikimit duket sikur do vazhdojë dhe do të prekë çështje madhore si ai i armëve bërthamore apo çështjet kibernetike.

Vendimin për rikthimin amabsadorëve në postet e tyre diplomatike si e komentoni? A ishte tamam një  axhendë kompromisi? 

Çipa: Mendoj se ishte e nevojshme të ç’tensionohej situata dhe përtej konflikteve në muajt e kaluar ky takim shërben për të vendosur një urë komunikimi dhe duket sikur do shpërndahet një nivel i ri në sektorë të ndryshëm.

Ky takim çfarë ndikimi ka për Ballkanin dhe çfarë interesi do të ketë për Europën?

Çipa: Ballkani nuk besoj është çështje që është ezauruar ndërmjet liderëve, por elementët që do të dalin nga ky dialog kanë pasoja të mëdha edhe në Ballkan. Përtej ç’tensionimit të situatës Biden bëri të qartë se nuk do ketë tolerime të agresivitetit rus në Europë apo Ballkan. Është e rëndësishme që amerikanët të vënë një vijë të kuqe në Ballkan dhe të ketë një ç’tesionim të situatës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy