
Një panel shkencëtarësh indianë paralajmëroi zyrtarët në fillim të marsit për një variant të ri edhe më ngjitës të koronavirusit, por pavarësisht paralajmërimit, katër nga shkencëtarët thanë se qeveria federale nuk kërkoi të vendoste kufizime të mëdha për të ndaluar përhapjen e virusit.
Miliona njerëz morën pjesë në festivale fetare dhe tubime politike që u mbajtën nga kryeministri Narendra Modi.
Vendi i dytë më i populluar në botë tani po lufton të përmbajë një valë të dytë infeksionesh shumë më të rënda se sa e para që ishte vitin e kaluar, për të cilën disa shkencëtarë thonë se po përshpejtohet nga varianti i ri dhe një variant tjetër i parë i zbuluar në Britani.
India raportoi një tjetër rekord botëror 401,993 raste të reja me koronavirus të Shtunën, ndërsa vdekjet nga Covid-19 u rritën me 3,523 gjatë 24 orëve të fundit. Ekspertët besojnë se shifrat reale janë shumë më të larta.
Rritja e infeksioneve është kriza më e madhe e Indisë që kur Modi mori detyrën në 2014-ën.
Paralajmërimi për variantin e ri në fillim të marsit u bë nga konsorciumi gjenetik Indian Sars-CoV-2 dhe iu përcoll një zyrtari të lartë i cili raporton drejtpërdrejt tek kryeministri, ka thënë një prej shkencëtarëve në kushte anonimiteti.



