Si hyri ilegalisht në Shqipëri burri i ish-gjyqtares, TIMS e ka ende në kërkim

Si hyri ilegalisht në Shqipëri burri i ish-gjyqtares, TIMS e ka ende në kërkim

Odhise Andrea, bashkëshorti i gjyqtares së pezulluar të Gjykatës së Lartë edhe pse i shpallur në kërkim me vendim gjykate, hy ilegalisht në territorin shqiptar .

ABC News ka mësuar se në sistemin TIMS të policisë së shtetit, sistem i cili është i aksesueshëm në çdo pikë të kalimit kufitar, Odhise Andrea figuron person në kërkim. Nga verifikimi i hyrje-daljeve, rezulton se bashkëshorti i gjyqtares Majlinda Andrea, figuron i regjistruar vetëm në dalje, atë të datës 13 Korrik në mbrëmje, kur edhe është larguar drejt Brindizit me traget nga Durrësi. Që nga ajo datë, në sistemin elektronik të TIMS-it Odhise Andrea figuron i pakthyer në Shqipëri. Por çuditërisht, mbrëmjen e së hënës, Odhise Andrea i shoqëruar nga avokati Ardian Visha, paraqitet në drejtorin e policisë në kryeqytet ku vetëdorëzohet.

ABC News ka kontaktuar me avokatin Visha, për mënyrën se si ka hyrë në Shqipëri klienti i tij, por ai nuk ka preferuar të komentoi. Nga ana tjetër, burimet nga prokuroria e përgjithshme i thanë ABC News se kanë kontaktuar dy herë me të dyshuarin në ambientet e policisë, mbrëmjen e së hënës dhe paraditen e së martës dhe në asnjë rast nuk ka preferuar të flas për akuzat. Ai ka thënë se do të flas vetëm para gjykatës për akuzat e korrupsionit, që pretendon institucioni i akuzës ndaj tij.

Nga ana tjetër, prokurori i çështjes Arben Kraja, mësohet se ka njoftuar Gjykatën e Lartë për ekzekutimin e masës së sigurisë ndaj Odhise Andreas. Pritet që kolegji penal i kësaj gjykate, brenda 72 orëve të zhvilloi seancën e vleftësimit të arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj bashkëshortit të gjyqtares. Mësohet se prokuroria, do të mbaj të njëjtin qëndrim për të dyshuarin Andrea, ata që ai të vazhdoi të rri në qeli me masën e sigurisë “arrest me burg”. 

Sipas akuzës, Odhise Andrea akuzohet për “korrupsion pasiv të gjyqtarëve”, pasi ka kërkuar dhe marr një shumë prej 50 mijë eurove, që bashkëshortja të favorizonte Eleni Linon dhe Petraq Dashin në marrjen e vendimit, duke i kthyer një sipërfaqe të konsiderueshme prone. Prokuroria pretendon se e ka dokumentuar takimin mes Odhise Andreas dhe personave që kanë paguar parat për vendimmarrjen e gjyqtares Majlinda Andrea. Të pandehurit e kësaj dosje, tashmë ndodhen në gjykim pranë Gjykatës së Lartë dhe seancë e radhës është parashikuar paraditen e datës 13 Janar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy