Lavrov: BE e sheh Ukrainën si urë për të goditur Moskën

Lavrov: BE e sheh Ukrainën si urë për të goditur Moskën

Bashkimi Evropian e sheh Ukrainën si një urë për të goditur Rusinë.

Kështu deklaroi ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, duke komentuar fjalët e Përfaqësuesit të Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, sipas të cilit “luftërat zakonisht fitohen ose humben në betejë”.

Këto fjalë, tha Lavrov, tregojnë “një ndryshim të rëndësishëm në rregullat e lojës”.

Lavrov shtoi se operacioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë “është ideuar për t’i dhënë fund zgjerimit të pamatur dhe kursit të pamatur drejt dominimit të plotë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës"

Ai akuzoi Perëndimin për kryerjen e “shkeljeve të rënda të së drejtës ndërkombëtare” dhe imponimit arbitrar të rregullave të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Për negociatat me Ukrainën, Lavrov tha se nuk sheh asnjë arsye për të ndaluar procesin, megjithëse nënvizoi se nuk do të ketë pauzë në armiqësitë përpara raundit të ardhshëm të bisedimeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy