Në kërkim për kultivim droge nga drejtësia spanjolle, kapet në Tiranë për t’u ekstraduar

Në kërkim për kultivim droge nga drejtësia spanjolle, kapet në Tiranë për t’u ekstraduar

Një person i kërkuar nga drejtësia spanjolle për kultivim të bimëve narkotike, është kapur në Tiranë me qëllim ekstradimin në Spanjë. 

 

Në vijim të operacioneve për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u finalizua operacioni i koduar “Operacionalja 76”, gjatë të cilit u arrestua i shpalluri në kërkim ndërkombëtar Gjergji Ceka alias Gjergji Kola, 37 vjeç, banues në Tiranë. 

 

37-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gykata e Malagës, Spanjë, me vendimin e datës 14 nëntor 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. 

 

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madridin, do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy