Moti i keq kaplon Italinë, mbyllet një linjë hekurudhore që lidh vendin me Francën

Moti i keq kaplon Italinë, mbyllet një linjë hekurudhore që lidh vendin me Francën

Italia është përfshirë nga moti i keq i shoqëruar me stuhi dhe përmbytje në disa rajone.

Si pasojë e rrëshqitjes së dherave në malin pranë luginës franceze Maurienne, në Savoy, trafiku hekurudhor ndërmjet Italisë dhe Francës përmes tunelit Frejus mbetet është pezulluar për të paktën një javë.

Xhenova po përballet me përmbytje pas reshjeve të dendura që nisën natën e kaluar. Një rrugë shtetërore është mbyllur në Bergamo.

Ndërkaq 10 persona janë evakuuar pas përmbytjes së një përroi në Valtellina. Përmbytje janë raportuar edhe në qytetin e Milanos, por problematikat nuk kanë qenë serioze në këtë qytet.

Ndërkaq stuhi rrufesh janë raportuar në Sardenjën qendrore.  
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy