Tre të moshuar humbën jetën, arrestohen tre drejtuesit e makinave/ Druni: Shoferët e rinj, shkaktarë të aksidenteve në Shkodër (VIDEO)

Tre të moshuar humbën jetën, arrestohen tre drejtuesit e makinave/ Druni: Shoferët e rinj, shkaktarë të aksidenteve në Shkodër (VIDEO)

Dita e djeshme ka qenë më një bilanc të rëndë për Shkodrën, kur në tre aksidente të ndara, kanë humbur jetën tre të moshuar.

Për MCN live’ korrespondentja Bendis Druni, saktësoi të tre aksidentet, duke theksuar se sipas analizave të para, shkaqet janë mosrespektimi i sinjalistikës rrugore dhe tejkalim i i shpejtësisë nga ana e shoferëve.

Aksidenti i pare ndodhi kur Klevis Duka, 28 vjeç, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur  motomjetin me drejtues  shtetasin Burhan Triepshi, 84 vjeç, i cili ka humbur  jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës. 

Aksidenti i dytë ndodhi kur Elda Molika, 35 vjeçe, banuese në Shirokë, në aksin rrugor Shirokë-Shkodër, duke drejtuar automjetin e saj, ka përplasur shtetasin Sait Rraboshta, 70 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës. 

Aksidenti i tretë ndodhi kur Ledina Bushataj, 24 vjeçe, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, duke drejtuar automjetin e saj, ka përplasur  motomjetin me drejtues shtetasin Ahmet Xhaka, 70 vjeç, i cili  ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës. 

Nuk është një dukuri e pazakontë, pasi ën këto akse rrugore aksidentet janë të shumta në numër.

Shkak në të tre aksidentet, shkaqet janë rruga me kthesa, mosrespektimi i sinjalistikave rrugore, tejkalim i i shpejtësisë, mosmanovrimi në kohë i shoferëve dhe moskujdesja nga kalimtarët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy