Nëndetësja turistike e zhdukur me pesë persona në bord, përfshirë miliarderin britanik Hamish Harding, është zhdukur që pasditen e djeshme dhe mund të ketë ngecur në rrënojat e Titanikut. Në pronësi dhe e operuar nga OceanGate Expeditions, në nëndetëse janë pesë persona, duke përfshirë CEO e kompanisë Stockton Rush, eksploruesin francez PH Nargeolet dhe Harding të cilët janë zhytur 2.5 milje nën ujë, si pjesë e turneut për të parë Titanikun, ndërkohë që kanë paguar dhe 250,000 dollarësh për person. Ekuipazhi u nis rreth orës 4 të mëngjesit të djeshëm, por humbi komunikimin me anijen mëmë pak kohë më pas. Sipas faqes së internetit të OceanGate, nëndetësja mund të mbajë deri në 96 orë oksigjen nën ujë për pesë persona. Prej më shumë se 30 orë janë duke u zhvilluar operacione shpëtimi, por nëndetësja nuk gjendet askund. John W. Mauger tha se Roja Bregdetare e SHBA po punon për ta gjetur nëndetësen ndërsa "jetët e 5 personave janë në rrezik". "Ne po punojmë sa më shumë që të jetë e mundur për të vënë në punë të gjitha asetet në përpjekje për të gjetur nëndetësen. Ne jemi njoftuar dje pasdite. Ne filluam menjëherë të mobilizonim mjetet për të kontrolluar sipërfaqen e ujit, kërkimin nga ajri dhe për të zbuluar çdo anije nën ujë gjithashtu. Ne kemi bërë një kërkim gjithëpërfshirës për ti gjetur këta njerëz.” Misioni i shpëtimit është 'shumë i komplikuar', tha ai, duke pasur parasysh se sa thellë nën ujë është nëndetësja. Rrënojat janë 370 milje larg nga Newfoundland në Kanada, por janë në ujërat e SHBA. Roja bregdetare e Boston po koordinon kërkimin për të. Mauger tha se nëndetësja mund të ketë ngecur në rrënojat - dhe tha se roja bregdetare nuk ka aftësitë për ta arritur atë nëse kjo është e vërteta. Ish-Admirali Chris Parry tha gjatë një paraqitjeje në Sky Neës , në një intervistë të veçantë, i bëri jehonë shqetësimeve të tij. 'Është shumë shqetësuese. Mund të jetë ngatërruar në rrënojat e Titanikut, nuk e dimë ende. Vendi i mbytjes së Titanik është larg nga kudo. Shpresa e vetme që ka është se anija mëmë do të ketë një anije gatishmërie që mund të hetojë menjëherë se çfarë po ndodh.” OceanGate tha se "disa" agjenci qeveritare ishin të përfshira përveç Rojës Bregdetare. Nëndetëset Titan nuk kanë asnjë mënyrë për të drejtuar veten nën ujë. Në vend të kësaj, ata mbështeten në mesazhet me tekst nga anija mëmë, duke i udhëzuar se ku të shkojnë. Vitin e kaluar, një gazetar i CBS ishte në anijen mëmë kur nëndetësja u largua nga kursi që duhet të ndiqte. Mungoi për dy orë e gjysmë para se të kthehej. Asnjë nga ata në bord nuk u dëmtua. Sipas materialeve online të OceanGate, Titan mund të funksionojë në mënyrë të sigurt deri në 96 orë me një ekuipazh prej pesë personash në bord.



